Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa kërkon garancione me shkrim nga Zaevi

Pas kërkesave presidentit Ivanov për garancë se nuk do të prishet unitariteti i shtetit, edhe Lëvizja Besa kërkon garancione me shkrim nga Zoran Zaevi. “Dnevnik” shkruan se Lëvizja Besa nuk tërhiqet nga parimet që me shkrim ia ka dorëzuar mandatarit dhe nëse ai i pranon ata do të jenë pjesë e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përderisa Lëvizja Besa nuk largohet nga kërkesat e tyre dhe Zoran Zaevi nuk është i gatshëm t’ua plotësojë, sipas gjitha gjasave qeveria e re do të jetë pa Lëvizjen Besa.

“Besojmë se parimet që kërkojmë nga Zaevi t’i pranojë janë për të mirën e shtetit dhe se do të kontribuojnë në qeverinë reformuese. Presim nëse Zaevi do t’i nënshkruajë dokumentet”, ka deklaruar për “Dnevnik” funksionarë i Lëvizjes Besa.

Disa ditë më parë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se qeveria e re do të formohet së shpejti, ndërsa tha se me Lëvizjen Besa janë larg bashkëpunimit për qeverinë e re./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zaev: Me Besën jemi larg për Qeverinë e re (Video)
Exit mobile version