Bukuroshja shqiptare, Angela Martini, arrin të joshë interesimin e fansave dhe faqeve rozë sa herë që poston fotografi në rrjetet sociale.
Modelja e popullarizuar njihet për figurën e admiruar trupore, ndërsa ndjekësit i presin me kërshëri imazhet e reja të saj.
35-vjeçarja ka shpërndarë fotografi dhe video duke dëshmuar formën e lartë trupore dhe duke ngacmuar imagjinatën.
Angela i ka realizuar disa poza me bikini dhe me një minifund mbi to, ndërsa nuk ka munguar edhe një video, në të cilën ka bërë lëvizje joshëse.
“Epshi për jetën”, është përshkrimi që ka zgjedhur bukuroshja për këto imazhe të shpërndara në Instagram. /Telegrafi/