Telegrafi

Lëvizja Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Hotit

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti marrëveshjen finale e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, LVV ka kërkuar shkarkimin e Hotit, teksa kanë publikuar edhe një video me dy deklarata të kryeministrit, para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

“Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Uashington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend”, thuhet në postimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Uashington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend.

Para vizitës në Uashington: “Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Kemi dialoguar qe 7-8 vite, nga viti 2011 e këndej për normalizim të marrëdhënieve.”

Pas vizitës në Uashington: “Është hap tejet i madh, hap i jashtëzakonshëm drejt marrëveshjes finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë” . /Telegrafi/