Site icon Telegrafi

Lëvizja Vetëvendosje dorëzon mocionin për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Foto: Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesën për mocion për shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga LVV ku thuhet se zgjedhja e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së është bërë kundërligjshëm, ndërsa kjo nuk është shkelja e vetme që është bërë në RTK.

Postimi i plotë:

Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së.

Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare. Bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së. Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së.  Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në. /Telegrafi/

Exit mobile version