Lëvizja Vetëvendosje tashmë është parti politike.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi në një prononcim për Telegrafin konfirmoi regjistrimin e VV-së si parti politike në KQZ.
Ai tha se në orët e mëngjesit pas një mbledhje të mbajtur u konfirmua regjistrimi i LVV si parti politike.
Ndryshe, ditë më parë Vetëvendosje kishte dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për t’u bërë parti politike, pasi ligji ua pamundëson iniciativave qytetare koalicionet parazgjedhore.