“Lëvizja për të fajësuar presidentin e SHBA-së ka filluar”.
Ky ishte njoftimi i bërë dje nga politikani demokrat Al Green në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa akuzoi Donald Trumpin se avokonte për spastrim etnik në Gaza.
“Spastrimi etnik në Gaza nuk është shaka, veçanërisht kur buron nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, personi më i fuqishëm në botë, kur ai ka aftësinë të ndikojë në atë që thotë”, tha Green.
“Spastrimi etnik në Gaza nuk është shaka dhe kryeministri i Izraelit duhet të ketë turp”, vazhdoi demokrati.
Green citoi Martin Luther King Jr duke thënë se “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Padrejtësia në Gaza është një kërcënim për drejtësinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Green.
“Njoftoj se lëvizja për shkarkimin e presidentit ka filluar”, shtoi ai.
“Unë do të sjell artikuj fajësimi ndaj presidentit për vepra të neveritshme të propozuara dhe vepra të neveritshme të kryera”, përfundoi politikani.
.@RepAlGreen: “The movement to impeach the president has begun. I rise to announce that I will bring Articles of Impeachment against the president for dastardly deeds proposed and dastardly deeds done.” pic.twitter.com/pWJ4rnTcGD
— CSPAN (@cspan) February 5, 2025
Ndryshe, pati disa përpjekje të dështuara për të fajësuar Trumpin gjatë mandatit të tij të parë, dhe dy të suksesshme.
I pari akuzoi presidentin për nxitjen e ndërhyrjes së Ukrainës në zgjedhjet e vitit 2020 dhe pengimin e një hetimi të mëvonshëm.
I dyti akuzoi Trumpin për nxitje të kryengritjes për trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021.
Ai u lirua nga të gjitha akuzat nga Senati në të dyja rastet. /Telegrafi/