Lëvizja për ajër të pastër nesër në orën 12:05 para derës së deponisë “Drislla” do të mbajë bllokadë prej 15 minutave.
Sipas tyre “Drislla” potencialisht është emetues më i madh i dioksidit dhe të furanëve.
Ata kërkojnë të ndryshohet Rregullorja për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, në pajtim me normat e BE-së.
Lëvizja për ajër të pastër informon se japin afat prej 15 ditëve për përmbushjen e kërkesave të tyre. Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, paralajmërojnë bllokim të Qytetit të Shkupit dhe dorëzim të padisë. /Telegrafi/