Telegrafi

Lëvizja në rresht e 60 satelitëve Starling, që SpaceX i ka lëshuar në hapësirë (Video)

Janë bërë disa ditë, që kur SpaceX i ka lëshuar 60 satelëitët e parë Starling, në misionin që do të zhvillohet në hapësirë.

Dr. Marco Langbroek ka arritur të bëjë këtë regjistrim, ku shihet lëvizja e tyre në rresht gjatë orëve të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

“Duket si një tren, që kalon mbi kokat tona nga dy deri tri herë në natë. Nganjëherë satelitët janë shumë afër, por rrallë ndodhë të jenë në këtë vijë dhe kaq shpesh” ka thënë Langbroek.

Ky është vetëm seti parë i 60 satelitëve, që SpaceX i ka lëshuar në atmosferën e ulët të Tokës. Në këtë projekt, do të bashkëngjiten në tërësi 1,200 satelitë të njëjtë, gjë që pritet të përfundojë deri më 2027.

Kurt ë jenë bashkuar, do të shpërndahen në tri pjesë të ndryshme, që ta përforcojnë rrjetin e internetit në tërë pjesën e planetit tonë. /Telegrafi/