Telegrafi

Lëvizja magjike e Hazardit që dëshmon më së miri se ai dhe Kante kuptohen në mënyrë telepatike (Video)

Eden Hazard bëri një paraqitje të mirë në fitoren e Chelseas 1-2 ndaj West Hamit, duke treguar se ditët e errëta nga sezoni 2015/16 kanë përfunduar.

Belgu shënoi golin e parë në London Stadium në minutën e 25-të, por arriti të dhurojë spektakël në fushë.

Lexo po ashtu Hazard përmbledh në mënyrë të përkryer ndjenjën se si është të luash me Kanten

Hazard mori një pasim nga Cesc Fabregas, por ishte pak i lartë, gjithsesi kjo nuk doli të jetë problem pasi belgu me shpinë pasoi bukur te N’Golo Kante.

Diego Costa dyfishoi epërsinë vetëm një minutë pas kësaj magjie nga ish-ylli i Lille.

Më poshtë keni lëvizjen e bukur të Hazard, e cila më parë është bërë shpesh nga Ronaldinho. /Telegrafi/

https://twitter.com/yannouneymarjr2/status/838861118823088129