Raundi i tretë i Ligës së Konferencës u mbyll dje me 18 ndeshje të zhvilluara. Më së shumti gola janë parë në ndeshjen mes Chelseat dhe Noah, me gjigantin anglez që ka triumfuar me 8-0. Golashënuesit për Chelsean ishin Tosin Adarabioyo, Marc Guiu, Alex Disasi dhe Mykhaylo Mudryk dhe Joao Felix e Christopher Nkunku nga dy herë.
Përveç faktit që pas ndeshjes në mediat angleze u përfol shumë për një fitore të madhe, si dhe për faktin se në pjesën e parë ishte edhe 6-0 për Blutë, u shfaq një detaj nga ndeshja që u bë virale. Është një lëvizje e Mudryk nga minuta e 81-të.
Carney Chukwuemeka lëshoi një pasim të gjatë nga skaji i djathtë i fushës deri në skajin e majtë të zonës së Noah, dhe futbollisti ukrainas jo vetëm e stopoi atë, por atë me prekjen e parë dhe fitoi duartrokitjet e publikut në stadiumi. Ai u ka bërë përshtypje edhe atyre në rrjetet sociale.
“Shpresoj shumë që Mudryk të bëhet një lojtar i rëndësishëm për ne. Është shumë argëtues për t’u parë, prisja që dikush ta postonte këtë”, ka shkruar një tifoz.
Një tjetër tifoz komentoi: “Është e vështirë ta shpjegosh. Ndonjëherë gjithçka i duket natyrshëm dhe ndonjëherë duket sikur ka shkelur barin për herë të parë”.
“Do të ishte një përfundim shumë i ëmbël nëse do të bëhej një futbollist elitar”, shkroi një i tretë.
Kujtojmë se në janar të vitit të kaluar Mudruk u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Ukrainës, kur Chelsea e bleu nga Shakhtar për 70 milionë euro, por transferimi me bonuse mund të arrijë në 100 milionë euro. Deri më tani, ai ka luajtur 70 ndeshje për Chelsean në të gjitha garat dhe ka shënuar tetë gola dhe nëntë asistime. /Telegrafi/