Site icon Telegrafi

Stërvitja fushore “Ujku i nëntorit” Ministria e Mbrojtjes njofton për lëvizjet e trupave dhe makinerisë së FSK-së

Foto: Arkiv

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në datat 18-29 nëntor të këtij viti do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të stërvitjes fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës, të Komunës së Gjakovës.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version