Site icon Telegrafi

Lëvizja e Bertrand Traore ndaj De Bruyne po bënë bujë në rrjetet sociale

Sulmuesi Bertrand Traore prodhoi ndoshta prekjen e parë më të mirë të topit që do të shihni gjatë gjithë sezonit kundër Manchester Cityt këtë mbrëmje.

Manchester City arriti të mposht Aston Villën me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Ligës Premier.

Golat në këtë fitore të ekipit të Pep Guardiolas u shënuan nga Bernardo Silva (79’) dhe Ilkay Gundogan (90+).

Lexo po ashtu Manchester City vazhdon me fitore, kalon në vendin e parë në Ligën Premier

Megjithatë, vëmendjen e ka ‘vjedhur’ të gjithë një lëvizje e bërë nga sulmuesi i Aston Villës, Bertrand Traore.

Reprezentuesi i Burkina Fasos ka qenë në formë të shkëlqyeshme dhe ai solli një moment vërtet marramendës në pjesën e dytë në Etihad Stadium.

https://twitter.com/Sz_UnitedCR/status/1351971450849275907

https://twitter.com/ExplainngFT/status/1351974403702190087

Emiliano Martinez pasoi një top të gjatë pa shumë mendim, por Traore e ktheu në lojë atë top në një mënyrë mahnitëse, duke e rrëzuar Kevin De Bruynen me një lëvizje magjike.

Lëvizja e sulmuesit të Villës po vlerësohet shumë në rrjetet sociale, ndërsa për De Bruyne po thuhet se “është kthyer te Genk” pas këtij driblimi. /Telegrafi/

https://twitter.com/Landilani_M/status/1351971007716798467

 

 

Exit mobile version