Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: ‘Topi’ është në Kuvend

Sapo ka mbaruar takimi i koordinatorit të Lëvizjes Besës, Bilall Kasami dhe kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia nuk dëshironin të japin deklaratë se për çka biseduan, vetëm shkurtë kanë thënë se ‘topi’ është në Kuvend dhe ai i cili do të sigurojë shumicën, do ta formojë qeverinë.

Lexo po ashtu Ivanov fillon diskutimet me partitë, e para Lëvizja Besa (Foto)

Ashtu siç u paralajmërua nga Telegrafi Maqedoni, Gjorge Ivanov i ka filluar diskutimet me partitë politike për hapat që do të merren për dhënien e mandatit për partitë politike pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë e Maqedonisë.

Partia e parë që ka qenë në konsultime tek Gjorge Ivanov ka qenë Lëvizja Besa që është përfaqësuar nga tre deputetët, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli. /Telegrafi/

Exit mobile version