Lëvizja BESA ka mbajtur një konferencë shtypi ku ka publikuar të dhëna statistikore për disa komuna të vendit. Sipas kësaj lëvizje, bëhet fjalë për ndryshime paradoksale, pasi që numri i popullsisë në disa komuan është ulur, por është rritur numri i votuesve, ndërkaq në disa tjera, numri i votuesve është ulur, kurse i popullsisë është zvogëluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për disa komuna me shumicë shqiptare dhe disa me shumicë maqedonase. Sipas BESËS, rënie e votuesve dhe rritje e popullsisë vërehet në komunat shqiptare, si edhe e kundërta në ato maqedonase.
– MANASIRI në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 751 banorë ndërsa ka 1255 votues më shumë.
– DEBARCA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 150 banorë ndërsa ka 186 votues më shumë.
– OHRI në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 76 banorë ndërsa ka 1905 votues më shumë.
– KËRÇOVA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 112 banorë ndërsa ka 2997 votues më shumë.
– MAVROVA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 7 banorë ndërsa ka 615 votues më shumë.
– NOVO SELLA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 173 banorë ndërsa ka 980 votues më shumë.
– RESNJA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 208 banorë ndërsa ka 691 votues më shumë.
– JEGUNOVCA në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 4 banorë ndërsa ka 404 votues më shumë.
– KARPOSHI në vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 394 banorë ndërsa ka 303 votues më shumë.
– KISELLA VODAnë vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka ulje të popullsisë për 206 banorë ndërsa ka 516 votues më shumë.
– ÇAIRInë vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka rritje të popullsisë për 1418 banorë ndërsa ka 2219 votues më pak.
– SARAJInë vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka rritje të popullsisë për 1288 banorë ndërsa ka 118 votues më pak.
– GAZI BABAnë vitin 2014, 2015 dhe 2016 ka rritje të popullsisë për 343 banorë ndërsa ka 702 votues më pak.
Për këtë dukuri, Lëvizja Besa do të njoftojë përfaqësitë diplomatike në Shkup, misionin e OSBE/ODIHR, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe vendore që monitorojnë zgjedhjet./Telegrafi/