Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Kundër drejtësisë që ndan padrejtësi

Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes besa thuhet se “vendimet e fundit të gjykatave në RMV që lidhen me rastin e almirit dhe atë të Sazdovskit si dhe rasti i BFI-së janë skandaloze dhe tregojnë edhe një herë se sa tendencioze dhe selektive janë ato”.

Sipas tyre problemi kryesor i gjyqësor edhe më tej ngelet kualifikimi i veprave penale, varësisht nga përkatësia etnike e kryerësit të veprës penale veçanërisht kur janë në pyetje shqiptarët, ashtu edhe shqiptohet lartësia e dënimit ndaj autorëve të asaj vepre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja BESA kërkon sqarime nga gjykata, prokuroria dhe ekspertiza që njëherit janë edhe hallka kyçe në proceset gjyqësore: Si mund që vrasjet me paramendim t’i rikualifikoj si vepra penale të kryera nga fatkeqësia në komunikacion me pasoja vdekjeprurëse si në rastin e Almirit, me pretekstin që e njëjta vepër nuk është kryer me paramendim dhe për kryerësin (Boban Iliç) të shqiptohet dënim me vetëm 6 vite burg? Ndërsa në anën tjetër për një tjetër rast me pothuajse pasoja identike (vdekjeprurëse), mirëpo me autorë të veprës penale në këtë rast dy shqiptarë, kualifikim i veprës penale (vrasje në mënyrë të dhunshme) të jetë kaq i ndryshëm nga rasti i Almirit dhe shqiptimi i dënimit të jetë shumë më i lartë me nga 19 vite vuajtje burg” thonë nga Lëvizja Besa.

Lexo po ashtu Sela: Në gjykata s’ka rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet

Ata kërkojnë rishqyrtimin e këtyre dy rasteve, por edhe të gjithë rasteve të tjera të gjykuara me prapavijë politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të akuzuarit për vrasjen e Sazdovskit dënohen me nga 19 vjet burg
Exit mobile version