Lëvizja Besa përmes një kumtese për media thekson se është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, me ç’ka përshëndeti nismën për zbardhjen e dhunës së 27 prill në Kuvend.
Nga partia opozitare shqiptare thonë se është habitës fakti që presidenti Gjorge Ivanov, nuk fton në takim të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhje të ngërçit politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë është e habitshme se përse nga Presidenti, Gjorgje Ivanov janë të ftuara të gjitha partitë politike për të gjetur zgjidhjen e ngërçit politik mes palëve, ndërsa në të nuk ftohet Lëvizja Besa, si parti më e madhe opozitare te shqiptarët e Maqedonisë. Apelojmë që mos të anashkalohet vullneti politik i shqiptarëve, pasi kjo mund të krijojë ngërçe më të thella politike”, thuhet në njoftimine Lëvizjes Besa./Telegrafi/