Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: E rëndësishme është të zgjidhet president dhe të mos krijohet krizë e re institucionale

Lëvizja Besa, nëpërmjet një komunikate për media iu bënë apel votuesve të saj respektivisht qytetarët shqiptarë që më 5 maj të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. Nga Lëvizja Besa thonë se e rëndësishme për ta është që Maqedonia e Veriut të zgjedh një President dhe të mos krijohet krizë e re institucionale që do të ngadalësoj proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE.

“Duke u nisur nga fakti që Lëvizja Besa në gjithë këtë periudhe është paraqitur si një subjekt politik mjaft serioz dhe me qasje transparente gjatë gjithë procesit në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike, si dhe duke pasur parasysh që ky proces mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në institucionin e presidencës së shtetit, Lëvizja Besa si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes Besa, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale. E rëndësishme për Lëvizjen Besa është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalësojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Nga atje thonë se pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale ata kërkojnë që të shpallen menjëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version