Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në Tetovë. Kryesia Qendrore e Lëvizjes Besa ka diskutuar për situatën aktuale në vend si dhe për koalicionet parazgjedhore.
Kryesia Qendror e Lëvizjes Besa solli tre vendime:
Rikonfirmim i qëndrimit se Lëvizja Besa është e hapur për bashkëpunime të mundshëm parazgjedhore trepalësh, konform thirrjes së Aleancës për Shqiptarët.
Kryesia Qendrore ngarkoj Sekretarin Gjeneral të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha që në mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror të propozojë strategjinë e Shtabit Zgjedhor si dhe përbërjen e tij.
Sekretari Organizativ, Adnan Azizi u ngarkua që të përpiloj agjendën e vizitave në çdo vendbanim shqiptar, përfshirë edhe diasporën, ku do bëhet prezantimi i Platformës “Besa”.