Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Deklarata e përbashkët është meritë e gjitha partive

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, informon se është në mbështetje të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Ata thonë se gjithë partitë janë meritore për këtë Deklaratë dhe nuk duhet që vetëm njërës t’i jepet merita.

“Pas konsultimeve të bëra me shtetin shqiptar, gjithë kjo me qëllim të prodhimit të një deklarate të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, për të dëshmuar kështu zotimin se shqiptarët janë të gatshëm ta mbështesin një kauzë të përbashkët, Kryesia Qendror e Lëvizjes BESA e ka miratuar këtë Deklaratë të partive shqiptare në Maqedoni. Kjo deklaratë, që është përpiluar nga faktori shqiptar, ndërsa është mbështetur nga partitë shqiptare në Maqedoni, për të cilën asnjëra parti nuk ka merita të veçanta, por të gjitha janë meritore njësoj, shpreh vullnetin e përbashkët që cilado parti, që sot e në të ardhmen mund të jetë pjesëmarrëse në pushtet, të zotohet se në programin qeveritar me cilindo partner maqedonas këto pika do t’i ketë ndër prioritet kryesore, mbi të cilat do të mbështetet një program i tillë bashkëqeverisës. Me këtë rast Lëvizja Besa – si pjesë e koalicionit “Rilindje me BESË”, thekson se kjo deklaratë është në pajtim edhe me platformën “Ridefinimi” dhe programin zgjedhor të Beses, ndërsa Lëvizja BESA – përveç kësaj deklarate – do të vazhdojë ta afirmojë edhe platformën e saj”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë partitë shqiptare në Maqedoni (Dokument)
Exit mobile version