Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA bën thirrje për solidarizim me rajonet e prekura nga përmbytjet

Në njoftim dërguar Telegrafit Maqedoni, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ngushëllon familjet e viktimave të përmbytjeve të mbrëmshme në rajonin e Shkupit.

Në letrën e kryetarit Kasami, mes tjerash thuhet:

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të Hasanbegut dhe vendbanimeve të tjera përreth për humbjen e të dashurve të tyre, dua të bëj thirrje te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që sot të solidarizohen me Hasanbegun, Haraçinën, Straçincën, Stajkovcën etj.

Megjithëse ka vend për plot vërejtje ndaj autoriteteve që kaq vite nuk kanë ndërmarrë diçka që ta parandalojnë këtë katastrofë, sot nuk është koha për këtë temë. Unë ju ftoj sot të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioz e politike, që të bashkohemi dhe solidarizohemi me këta banorë, të ndihmojmë me gjithçka që mundemi, fundja t’i vizitojmë, t’i ngushëllojmë dhe të solidarizohemi me ta”(sic)./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve të mbrëmshme (Foto/Video)
Exit mobile version