Site icon Telegrafi

Lëvizi në ajër me shpejtësi rekorde prej 400 kilometrave në orë (Video)

Fraser Corsan nga Britania e Madhe, e ka thyer rekordin botëror duke lëvizur në ajër me 400 kilometra në orë, pasi u lëshuar nga aeroplani me kostumin me krahë.

Në të njëjtën kohë, 40-vjeçari është bërë njeriu i vetëm që ka lëvizur me këtë shpejtësi, pa pasur ndonjë pajisje motorike, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, ai theu rekordin evropian, për lëshimin më të gjatë në distancë prej 9,741 metra.

Të gjitha këto arritje, do të shqyrtohen nga zyrtarët e Librit të Rekordeve të Ginisit, për t’i dhënë njohjet përkatëse.

Ky projekt është bamirës dhe të gjitha të ardhurat shkojnë për forcat e armatosura britanike. /Telegrafi/

https://youtu.be/_QjKoFl9758

Exit mobile version