Milani ka filluar furishëm në blerje të lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjiganti italian po këmbëngul në blerjen e mesfushorit turk të Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.
Këtë të fundit trajneri italian Vincenzo Montella e sheh si lojtarin kryesor të mesfushës për sezonin e ri, transmeton Telegrafi.
E për tu liruar prej shërbimeve të 23-vjeçarit, Leverkuseni ka kërkuar 30 milionë euro.
Sipas “Calciomercato.com”, “Kuqezinjtë” u kanë ofruar atyre 22 milionë euro plus bonos si dhe vet Calhanoglus i janë ofruar 2.5 milionë euro për sezon, por edhe numri 10 i fanellës. /Telegrafi/