Telegrafi

Levante 3-1 Barcelona – nota e Bardhit, Messit dhe të tjerëve

Levante - Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Levante ka arritur të fitojë me rikthim në shtëpi ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Pas pesë fitoreve radhazi, Barcelona është befasuar nga Levante, e cila ia ka shkaktuar humbjen e humbjen e tretë në këtë fillim sezoni.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jose Campana (61′), Borya Mayoral (63′) dhe Nemanja Radoja (69′) për vendasit, ndërsa Lionel Messi (38′) për mysafirët.

Lexo po ashtu Shokohet Barcelona, mposhtet me rikthim nga Levante

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht anësori i vendasve Campana, i cili u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota e më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Marc-Andre Ter Stegen që u notua me 5.4.

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi luajti për 62 minuta duke pasur paraqitje jo të mirë me notë 5.9, ndërsa Messi u vlerësua me 7.2.

Levante:

Barcelona:

/Telegrafi/