Levante ka arritur të fitojë me rikthim në shtëpi ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.
Pas pesë fitoreve radhazi, Barcelona është befasuar nga Levante, e cila ia ka shkaktuar humbjen e humbjen e tretë në këtë fillim sezoni.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jose Campana (61′), Borya Mayoral (63′) dhe Nemanja Radoja (69′) për vendasit, ndërsa Lionel Messi (38′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht anësori i vendasve Campana, i cili u vlerësua me notë 8.0.
Në anën tjetër, nota e më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Marc-Andre Ter Stegen që u notua me 5.4.
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi luajti për 62 minuta duke pasur paraqitje jo të mirë me notë 5.9, ndërsa Messi u vlerësua me 7.2.
Levante:
Barcelona:
/Telegrafi/