Site icon Telegrafi

Letsile Tebogo nga Botsvana mahniti në 200 metra dhe fitoi medaljen e artë – Lyles mbetet me të bronztën

Amerikani Noah Lyles, ka dështuar që të bëhet atleti i parë që prej xhamajkanit Usain Boltit, i cili i fiton dy garat e sprintit në një edicion të Lojërave Olimpike.

Lyles në mënyrë spektakolare ditë më parë triumfoi në garën e vrapimit 100 metra, por të enjten mbrëma, dështoi ta përsëritë atë sukses në 200 metra.

Letsile Tebogo nga Botsvanës, fitoi medaljen e artë në garë interesante në 200 metra sprint.

Tebogo, 21 vjeç, udhëhoqi garën dhe fitoi për 19.46 sekonda, koha e katërt më e shpejtë në histori.

Kenny Bednarek përfundoi i dyti me 19.62 për medaljen e tij të dytë të argjendtë radhazi, ndërsa Noah Lyles, katër netë pasi fitoi një 100 të afërt , vrapoi për 19.70 sekonda për medaljen e bronztë. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version