Në fund të viteve të tetëdhjeta një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e boksit, Sugar Ray Leonard, kishte thënë se kur Michael Buffer prezanton një meç e motivon atë për të luftuar.
Buffer pas asnjë dyshim është zëri i artë pas meçeve të mëdha.
https://www.youtube.com/watch?v=WvufFwdqMzg
Ai ishte prezantusi edhe në takimin mes Joshuas dhe Wladimir Klitschko dhe vlera që ai fiton për një prezantim të një lufte për titull është 4.5 milionë euro.
72-vjeçari është ikona e “Let’s get ready to rumble” , apo në shqip “Të bëhemi gati për luftë (aksion)”.
Janë këto pesë fjalë që e kanë bërë atë milioner, pavarësisht se kush i thotë, ai fiton para. Dhe e gjitha kjo ishe ide e vëllait të tij, i cili u morë me gjithçka që ta shndërrojë këtë në biznes.
Buffer e filloi karrierën si spiker kur ishte 38-vjeçar dhe kjo e bën atë veteran 34-vjeçar në këtë profesion. Ai thotë se gjithmonë e shikon vetën në reprizë pasi dëshiron gjithmonë të përmirësohet, ndërsa më poshtë keni disa fakte rreth tij:
1. Pasuria e tij është mbi 350 milionë euro
2. Ai provoi edhe fraza tjera para “Let’s Get Ready To Rumble”
‘Man your battlestations, because we’re going to war’ (Bëhu burrë para betejave, sepse ne po shkojmë në luftë).
‘Fasten your seatbelts’ (Vendosni shpejt rripat).
3. Kishte kancer në fyt
Në vitin 2008 u diagnostikua dhe u operua menjëherë. Ai kishte sukses dhe pas një pushimi rifilloi karrierën e tij.
4. Është i martuar dhe ka fëmijë
Dy i herë i shkurorëzuar, tani është i martuar me Christine Prado nga viti 2008. Ka dy fëmijë, Michael dhe Matthew, nga martesa e parë.
5. Buffer takoi babanë biologjik kur ai e pa Michaelin në televizion
Pasi prindërit e tij u shkurorëzuan dhe babi i tij iu bashkua ushtrisë, Buffer u vendos në shërbimin për kujdesimin e fëmijëve në Pennsylvani dhe u rrit nga një shofer autobusi.
Kjo deri sa babi biologjik e pa në televizion atë në vitin 1998 dhe pastaj u bashkuan.
6. Shumë profesione
Vlen të theksohet se Buffer ka luftuar në luftën e Vietnamit me ushtrinë amerikane, ka punuar si shitës makinash, model dhe pastaj në fund prezantues.
Është paraqitur në më shumë se 15 filma dhe në spektakle televizive si Simpsons dhe South Park, ka prezantuar finalet e NBA-së, ndeshjet play-off në NFL dhe ndeshjet e bejsbollit. /Telegrafi/