Telegrafi

‘Let’s get ready to rumble’, e pabesueshme shuma që do të fitojë spikeri i njohur Buffer për meçin Joshua – Klitschko

Atmosfera në meçin mes Antohony Joshua dhe Wladimir Klitschko duhet të jetë madhështore.

Fishekzjarre, lazer dhe muzikë hyrëse do t’i shtohen spektaklit, por për të bërë gjithçka më speciale aty duhet të jetë dhe zëri i Michael Buffers.

Lexo po ashtu Për vetëm 240 euro në javë, kjo është dieta e suksesshme e Joshuas

72-vjeçari vazhdon të jetë ikona “Let’s get ready to rumble” , apo në shqip “Të bëhemi gati luftë (aksion) ”.

Buffer e filloi hapjen e luftërave të boksit dhe mundjes kur ishte 38-vjeçar dhe kjo e bën atë veteran 34-vjeçar në këtë sport, transmeton Telegrafi.

“Isha nervoz, duart më dridheshin. Ishte katastrofë, ishte diçka që e praktikoja në shtëpi para pasqyrës, por është diçka tjetër me bërë para qindra njerëzve, por drejtpërdrejtë në televizion”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth meçit mes Joshuas dhe Klitschkos

“Unë ende e shikoj vetën në reprizë, sepse gjithmonë tentoj të përmirësoj paraqitjen time”, ka thënë Buffer.

Raportohet se vlera e pasurisë së tij është 367 milionë euro, ndërsa për një hapje dhe mbyllje të meçit të rëndësishëm, si në rastin mes Joshuas dhe Klitschkos, paguhet 4.5 milionë euro. /Telegrafi/