Site icon Telegrafi

Letra që Ermali i shkroi nga burgu Rrezarta Shkurtës (Foto)

Këngëtarja Rrezarta Shkurta ka festuar ditëlindjën e saj të 29.

Ndryshe nga dhjetë vitet e kaluara, sa kanë bashkë me të dashurin e saj Ermal Hoxha, Rrezi këtë ditëlindje e ka kaluar e vetme, transmeton Telegrafi.

Ermali, i cili prej muajsh ndodhet në burg ka gjetur mënyrën që edhe nga atje ta uroje të dashurën e tij duke e befasuar me dhurata dhe një letër që e përloti Rrezartën.

“E dashur e shtrenjta Rezushi ime,
Uroj që vitin tjetër 30-vjetorin ta kalojmë sëbashku, diku larg ne të dy…
Sot në pamundësi për të të përqafuar e për të të patur pranë po të shkruaj një lletër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita-ditës. uroj që 100 vite t’i kalojmë sëbashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë. Të dua shumë, Ermali…”

Kjo letër ka emocionuar shumë 29-vjeçaren, e cila ndarjen nga ai në këtë mënyrë e ka cilësuar si ëndërr të keqe që shpejt do të harrohet.

“Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali një diamant të vogël me emrin Hera. Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë, e s’do marrim asgjë me vete. Po unë pata dhe kam fatin më të madh në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vërtetë. Me princin e ëndrrave të mia. Jam e përlotur tani por nga lumturia që të kam në jetën time”, shkruan këngëtarja.

Rrezarta dhe Ermali në vitin 2013 u bënë prindër të fëmijës së tyre të parë, të quajtur Hera. /Telegrafi/

Exit mobile version