Site icon Telegrafi

Letra prekëse për Canën: Për ty Kapiten…

Lorik Cana tashmë i ka dhënë fund një karriere të gjatë dhe të shkëlqyer me kombëtaren kuqezi dhe Euro 2016 ishte ndoshta mbyllja më e mirë për të me përfaqësuesen.

Por fakti që nuk do ta shikojmë më në fushë me fanellën e shqiponjave ka prekur shumë tifozë siç është edhe autori i kësaj letre prekëse për Lorik Canën të dërguar në Supersport.

Ai vlerëson, falënderon një legjendë të kombëtares, një lider dhe një figurë të madhe të futbollit shqiptar.

Edhe pse e di që nuk ke për ta lexuar kurrë dërgimi i kësaj në këtë adresë gjithsesi më duket si një farë çlirimi . Nuk munda ta besoj ishte dyfish me e hidhur sesa eliminimi, teksa morra vesh lajmin se t’i do të largohesh nga kombëtarja.

Nuk e di jam thjesht pa fjalë dhe pse e dija fare mirë që kjo mund të ndodhte tani , por shpresoja shumë që të shtyhej të paktën dhe për një edicion tjetër.

Jam rritur me videot dhe ndeshjet e tua Lorik . Gjithmonë kur isha më i vogël dhe kërkoja për ndonjë prej lojtarevë shqipëtar në Youtube i vetmi opsion ishte emri Lorik Cana .

Kërkoja dhe gjeja pafundësisht video për ndërhyrjet e tua thuajse spektakolare dhe për grintën tënde duke me bërë mjaftueshëm krenar për kombësinë time.

Nëse Cana i ri do i përkiste kësaj periudhe do të ishe si Thiago Silva e jam i bindur që kartoni yt do të vlente më shumë sesa 50 milionë euro. Sa e sa ndeshje te Lazios të ndjekura thuajse çdo ndeshje te kampionatit italian dhe pse kam zero interes për atë si klub vetëm për të pare paraqitjet e tua e për tu krenuar me to .

 Dhe tani që mendoj që do të largohesh nga ne me duket sikur po marr vesh lajmin se kombëtarja shqipëtare do të përjashtohet për disa vite nga aktivitetet futbollistike .

Po po është e vërtet që e ke marrë kombëtaren nga një gjendje thuajse amatore ku ishim nga vendi i 90 ne FIFA dhe diçka më lart në UEFA dhe po ikën tani duke na lënë të 18 e Evropës . Na ke lënë në duar te sigurta kapiten, por jo ne njeriun udhëheqës te ekipit. Atë nuk e kemi ende . Nuk e kemi pasi në të kundërt kur t’i mungoje ndaj Francës tifozat nuk do te jepnin 100 alternativa për mbajtjen e shiritit, por siç ndodhte me parë emri do te ishte një dhe i vetëm . Me vjen kaq keq që luftove një karrierë të gjithë për këtë ditë përfaqësimi në Evropian duke refuzuar kombëtare aq të mëdha për një kombëtare fare të vogël modeste dhe në fund kur mrekullia ndodhi ti luajte vetëm 35 minuta . Sa i paparashikueshëm dhe i padrejtë që është ky fati .

 Megjithatë ti zgjodhe te ishe një luan ne pyllin tonë dhe jo një dele në kopen e te tjerëve . Nga sot e tutje nuk do ta kemi më një udhëheqës në kombëtare . Nuk e di nuk e imagjinoj dot këtë kombëtare pa emrin e Canës pa ato ndërhyrjet që vetëm ti di t’i bësh pa atë entuziazmin tënd që vetëm duke të parë karikon gjithë tifozërin shqiptare.

Ndoshta për aftësi e tua ka pasur kohe, vitet e fundit që ishte lehtësisht i zëvendësueshëm në ekip kombëtar pasi dhe vitet bëjnë të tyren dhe prurjet fatmirësisht janë te shumta por vetëm fakti qe ti ishe një lider nuk mund te niste ndeshja pa ty titullar .

Tani shpresoj edhe ëndërroj që një ditë sërisht te shoh jo shumë larg pjesë të kësaj kombëtareje duke na drejtuar nga pankina si tranjer ”

Je krenaria dhe legjenda e gjithë historisë të kombëtares shqiptare!

Faleminderit që zgjodhe të ishe pjese e jona !

Exit mobile version