Site icon Telegrafi

Letra përshëndetëse e Laportes: Faleminderit familja Athletic – erdha si fëmijë, po largohem si një person dhe futbollist (Foto)

Eymeric Laporte ka shkruar disa fjalë lamtumirëse në letrën e tij pas largimit nga Athletic Bilbao.

Qendërmbrojtësi i talentuar bask do të largohet nga skuadra ku u rrit dhe u forma si lojtar, Bilbao.

Kjo pasi një skuadër, e cila mendohet se është Manchester City, ka paguar klauzolën për largimin e tij.

Lexo po ashtu Athletic Bilbao konfirmon thyerjen e klauzolës së Laportes, por nuk njofton klubin që e bleu (Foto)

Klauzola e largimit thuhet se peshon plot 65 milionë euro, ndërsa Bilbao ka njoftuar thyerjes e saj dhe ka publikuar letrën përshëndetëse të Laportes.

“Për të gjithë familjen Athletic. Dua t’ju falënderoj për gjithçka që më keni dhënë”.

“Kam ardhur si një fëmijë dhe jam rritur këtu si një person dhe si një futbollist”.

Letra e Laportes

“Largimi im përpara një sfide të re në karrierën time profesionale, nuk dua që të jetë një lamtumirë, por një shihemi më vonë”.

“Këtu po lë një klub unik, ndryshe dhe nuk do të ta harroj kurrë”, ka thënë shkruar Laporte në letrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version