Kombëtarja futbollit duket se nuk kishte vetëm përkrahjen e tifozëve shqiptarë në përballjen e mbrëmshme ndaj Francës (2-0).
Gazetari Giannluca Di Marzio ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, një letër të një tifozi italian, i cili ka emocionuar me fjalët e tij për kombëtaren shqiptare në ndeshjen e së mërkurës me Francën.
“Mbrëmjen e djeshme pavarësisht rezultatit, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Ia dolët, falë vullnetit, kurajës dhe angazhimit tuaj t’i kundërviheshit një prej kombëtareve më të forta të futbollit Evropian, ndoshta dhe botëror”, e nis shkrimin ky tifoz që quhet Simone Rizzo.
“Ju, ardhur nga një tokë sa e afërt por dhe e largët në vështrimin e Mister De Biasit dhe të stafit të tij, arritët që në 99 minuta t’i tregonit Europës mbarë se nga çfarë brumi jeni gatuar” vijon ai teksa kujton edhe një nga shanset e humbura të kombëtares për gol.
“Kur ai top shkoi aq pranë unë doja që të dilja në dritare që bie në sheshin kryesor të qytetit dhe të bërtisja: Gol, Gol, Gol! Por fatkeqësisht topi u ndalua në shtyllën pingule të portës dhe kundërshtari shumë më i fortë se ju, pastaj shënoi dy gola në minutat e fundit”.
“Ju keni djersitur shumë dhe ju siguroj se do të jeni njësoj të lumtur edhe nëse do të shënoni vetëm një gol e nuk do të kaloni më tej në këtë Europian. Në këtë mënyrë do të vendosni emrin tuaj në listën e golashënuesve të këtij kampionati dhe askush, asgjë nuk mund ta fshijë përgjithmonë; pak a shumë siç keni bërë edhe në zemrën time të një tifozi të pasionuar me futbollin.
Dijeni se ashtu siç ju kam njohur unë, nuk do të ju harrojë Italia, edhe në Siçili, në Katania, në Valverde do të keni gjithmonë një tifoz më shumë. Faleminderit për atë që keni bërë dhe faleminderit një mijë herë për atë që do të bëni me të voglën, por të madhen zemrën tuaj.
FORCA SHQIPERIA!”, e mbyll letrën tifozi Simone Rizzo.