Site icon Telegrafi

Letonia miratoi draft ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Letonisë miratoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Siç thonë nga atje, sot është miratuar draft-ligji me të cilën ratifikohet protokolli për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“NATO siguron siguri për gati një miliardë qytetarë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Me pranimin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë 30 shtete anëtare, të gjitha gati për të mbrojtur njëri-tjetrin. Pranimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancë gjithashtu pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, tha Richard Coles, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme përgjegjës për draft ligjin në Saima

Këtë informacion në “Twitter” u botua gjithashtu nga Misioni i Letonisë në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version