Site icon Telegrafi

Letizia tregoi më shumë se çdo mbretëreshë tjetër: Një fustan i guximshëm zbuloi një trup të bukur

Ceremonia në Sevilje bëri bashkë familjen mbretërore spanjolle dhe me atë rast e pamë sërish mbretëreshën Letizia në më të mirën e saj

Mbretëresha Letizia e Spanjës njihet për shijen e saj të hollë të modës, ajo është pa dyshim një nga mbretëreshat më të bukura dhe femrat më mirë të veshura në Evropë.

Editimet e saj të modës ndonjëherë dinë të sfidojnë rregullat dhe të jenë sfiduese në një masë që nuk e prisnim kur bëhet fjalë për kodin mbretëror të veshjes.

Kësaj radhe, bukuroshja Letizia zgjodhi ngjyrën hit të sezonit, ngjyrën bordo, transmeton Telegrafi.

Ajo ka zgjedhur një fustan me një gjysmë jake në fyt, i cili ka një prerje mbi gju, ndërsa belin e ka theksuar me një rrip të zi të gjerë.

Një çantë elegante e zezë dhe këpucë me majë e kompletuan këtë edicion të Mbretëreshës së Spanjës, e cila tregoi edhe një herë sesi mund të duket perfekt edhe me një veshje në dukje të thjeshtë që çdo femër mund ta ketë.

Shumë shpesh, Letizia është një frymëzim i modës dhe temë e portaleve të ndryshme, ndaj është e arsyeshme të pritet që ajo të shkëlqejë në çdo ngjarje dhe deri më tani ajo ende nuk na ka zhgënjyer.

profimedia

/Telegrafi/

Exit mobile version