“L’Albania dei giovani scrittori”. Me këtë titull, histori shqiptare do të rrëfehen në Torino, krijimtaritë e autorëve të rinj.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me departamentin e Kulturës së Rajonin të Pulias, me Fondacionin “Gramsci” dhe Qendrën Shqiptare të Torinos organizojnë prezantimin në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino të pesë autorëve të rinj nga Shqipëria, fitues të projektit “Fondi për mbështetje të krijimtarisë letrare, 2017”.
“Albanian Storytelling” synon të shtrihet në kohë dhe të vende të ndryshme.
Autorët pjesëmarrës janë:
Saimir Muzhaka, përfitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare me romanin “Qyteti plak”.
Eris Rusi, përfitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare me vëllimin me tregime “Ëndrra e fundit e natës”.
Manjola Nasi, përfituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare me vëllimin me poezi “Një udhëtim e gjysmë”.
Elona Çuliq, përfituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare me vëllimin me poezi “Rranjët e kangës” .
Belfjore Qose, përfituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare me vëllimin me poezi “Aurat e natës”.