Site icon Telegrafi

Letërsia e Maqedonisë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë

Ministria e Kulturës informon se prej datës 21 deri më 24 nëntor autorët nga Republika e Maqedonisë dhe krijimtaria e tyre letrare prezantohen në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë të Republikës së Shqipërisë.

Nga Ministria e Kulturës thonë se ky manifestim i rëndësishëm, i cili tanimë ekziston 25 vjet, gëzon reputacion të madh dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë, ku rregullisht prezantohen më shumë se 380 subjekte, ndër të cilat edhe shtëpitë botuese të rajonit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Panairi i Librit në Tiranë hap shumë mundësi për bashkëpunim intensiv të sektorit të botimeve nga Republika e Shqipërisë me kolegët e tyre nga rajoni, ndërsa ajo që është me rëndësi është se një nga misionet e këtij manifestimi është t’i nxisë lexuesit dhe të rritë interesin e tyre për krijimtarinë letrare dhe letërsinë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Ata shtojnë se ky është prezantimi i parë i Republikës së Maqedonisë në këtë manifestim të librit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë disa autorë nga Republika e Maqedonisë, ku do të kenë mundësi të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e shtëpive botuese dhe autorë nga Republika e Shqipërisë, ndërsa të pranishmëve në këtë manifestim do t’u drejtohet Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.

Pas prezantimit në Panairin në Tiranë, në periudhën kohore prej datës 29 nëntor deri më 6 dhjetor të këtij viti, Republika e Maqedonisë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Pullë të Republikës së Kroacisë./Telegrafi/

Exit mobile version