Telegrafi

Letër ngushëlluese nga Koenders pas vërshimeve në Shkup dhe Tetovë

Ministri holandez për punë të jashtme Bert Koenders mbrëmë dërgoi letër ngushëlluese deri te kolegu i tij Nikolla Popski për përmbytjet në Shkup dhe Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Në emër të Holandës, dua të shpreh ngushëllimin e tyre të thellë deri te Qeveria dhe populli i Maqedonisë. Mendjet tona janë me ta të cilët humbën të afërmit e tyre, me të lënduarit dhe me ata që humbën shtëpitë e tyre’, theksoi Kunders.

Koenders poashtu iu dëshiron qytetarëve të Maqedonisë forcë dhe guxim në përballjen me pasojat e tragjedisë. /Telegrafi/