Site icon Telegrafi

“LET ME THRU”, kënga më e re nga Young Zerka

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka, ka prezantuar para publikut këngën e re njëherësh të fundit për vitin 2019.

“Let me Thru” mban titullin projekti i tij i ri, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin Niza.

Kënga vjen në gjuhën angleze siç edhe ka paralajmëruar synimin për tregun ndërkombëtar.

Young Zerka (Foto: YouTube)

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, ndërsa i gjithi është realizuar nën producimin e NIZA.

Videoklipi i është besuar produksionit nga Prizreni, XL FILMS.

Këngën tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe pason vetëm një ditë pas “Whine 4 Me” që e solli në bashkëpunim me po të njëjtin artist.

Viti 2019 lirshëm mund thuhet se ishte ndër më të suksesshmit për Young Zerkën jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale. /Telegrafi/

Exit mobile version