Telegrafi

“Let you love me” nga Rita Ora, kënga më e dëgjuar POP në Mbretërinë e Bashkuar sipas iTunes

Rita Ora (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for City of Hope/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në Britaninë e Madhe.

Kënga e saj e fundit “Let you love me” është pritur shumë mirë nga fansat e saj, dhe ka marrë afro 40 milionë klikime në kanalin YouTube.

Kjo këngë për një kohë të gjatë ishte në krye të top listave britanike dhe amerikane, ndërsa po vazhdon ende të kryesojë.

Rita ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka treguar se “Let you love me”, aktualisht është kënga më e dëgjuar e zhanrit Pop në iTunes, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo po ashtu Rita Ora e bëri krenare nënën e saj me paraqitjen glamuroze në “American Music Awards”

“Kthehemi te numri 1 në iTunes në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, duke qenë kështu krenare për këtë sukses të saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Let you love me” renditet edhe si kënga e 14-të më e dëgjuar e momentin në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Sigurisht që edhe ky sukses e ka gëzuar tej mase Ritën, e cila nuk ngruoi ta ndajë me fansat në InstaStory.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ora ka bërë të ditur se albumi i saj i dytë me titull “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor, dhe pjesë e tij pritet të jetë një bashkëpunim me një reper të famshëm botëror. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)