Me një hapësirë gjigante prej 2,000 metrave katrorë dhe me një gamë të gjerë prej mbi 10,000 produkteve, sot Lesna Max i ka hapur dyert e sallonit më të madh për dekore dhe pajisje shtëpiake.
Me lokacion në Fushë Kosovë dhe me një prani të madhe të njerëzve, sot ka qenë ceremonia e hapjes ku stafi i Lesna Max ka treguar se suksesi i madh dhe besnikëria e klientëve kanë bërë që ta ndërmarrin këtë hap për vazhdimin e rrugëtimit të tyre të suksesshëm.
Siç edhe mund ta shihni në videon e realizuar nga Telegrafi, brenda ambienteve moderne të këtij showroomi gjenden produktet më të nevojshme shtëpiake si enë, dekore, aksesorë shtëpiakë, perde, tepiha, mobile, e gjithçka tjetër nga brendet më ekskluzive.
Hapja e këtij showroomi shoqërohet edhe me ofertën ku mund të përfitoni deri në 40% zbritje!
Lesna Max – maksimumi në shtëpinë tuaj!
Për ta parë fletushkën, klikoni KËTU