Telegrafi

Leskovac, rrotullohet një autobus me targa të Maqedonisë, tre persona humbin jetën

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në afërsi të Leskovac, ku një autobus me targa të Maqedonisë është rrotulluar rreth orës 1:45 me çka kanë humbur jetën tre persona, njofton RTS.

Aksidenti rrugor çka ndodhi në rrugën në drejtim të Nishit janë lënduar 32 persona.

Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona.

Autobusi u rrotullua pasi që shoferi nuk arriti ta mbante nën kontroll në rrugën rrëshqitëse. Sipas RTS bëhet fjalë për një autobus i cili udhëtonte drejtë Vjenës./Telegrafi/