Telegrafi

Lëshuan muzikë në vend të ezanit, autoritetet palestineze fillojnë hetimet

Autoritetet fetare palestineze janë duke hetuar se si disa xhami në qytetin e Bregut Perëndimor të Nablusit janë duke luajtur muzikë në vend të thirrjes për namaz.

Besimtarët në ditën e enjte prisnin të dëgjonin zërin e njohur të myezinit.

Por në vend të kësaj ata u befasuan kur dëgjuan Umm Kolthoum, një nga këngëtarët më të mirë të Egjiptit.

Hetuesit do të shikojnë nëse incizimi ishte sabotuar me qëllim apo nëse sistemi i transmetimit ishte i gabuar.

Opinioni publik është i ndarë në lidhje mes asaj që mendojnë se është e papranueshme dhe atyre që iu duket zbavitëse, transmeton arbresh.info.

Thirrja për lutje, e njohur si ezani, thërret myslimanët në namaz pesë herë në ditë.