Site icon Telegrafi

Lëshohet në shfrytëzim largpërçuesi elektrik Tetovë – Shkup

Edhe zyrtarisht, sot kompania AD Mepso e ka lëshuar në shfrytëzim largpërçuesin Tetovë – Shkup, me çka do të përmirësohet furnizimi me rrymë elektrike i rajonit të Pollogut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatësia e largpërçuesit është 48 kilometër, kurse vlera e investimit ka tejkaluar 4 milion euro. Janë vendosur 187 shtylla, 158 nga të cilat, i kanë zëvendësuar shtyllat e vjetëruara mbi 60 vjeçare.

Gjithashtu janë vendosur përçues të rinj të rrymës elektrike, izolues dhe pajisje tjera lidhëse./Telegrafi/

Exit mobile version