Site icon Telegrafi

Lëshohet në përdorim sistemi pikë për pike për prodhimin e orizit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov, sot në Koçan do ta lëshojë në përdorim sistemin pikë për pike për prodhimin e orizit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për projektin e USAID-it për ekspazionin e bizneseve të vogla, në suaza të së cilit do të emërohet fillimi i iniciativës së re për zhvillimin rural ‘Prodhimtari e përmbajtur e orizit’, përmes së cilës në këtë vit eksperimentalisht është siguruar sistem për ujitje pikë për pike për prodhimtarinë e orizit.

Projekti i USAID-it është bashkëfinancuar nga Ambasada zvicerane në Maqedoni, ndërsa ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komuna e Koçanit, Instituti për oriz në Koçan dhe Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version