Banka Popullore e Maqedonisë ka lëshuar në qarkullim paratë e farkuara për qëllime të grumbullimit të koleksionit “Shëm Nikolla Çudotvorec”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç deklarojnë nga Banka Popullore, në plotësim në pjesën e sipërme të medaljes është emblema e Republikës së Maqedonisë, mbishkrimi “100 denarë” në gjuhën maqedonase dhe viti i prodhimit “2016”.
Në pjesën qendrore të monedhës, nga e majta është e vendosur fotografia e “Shën Nikollas” në Bari të Italisë. Poshtë është e vendosur mozaiku i hyrjes në kishën ortodokse ruse, kurse nga ana e djathtë është e vendosur statuja e shën Nikollës në katedralen Shën Isak, në Shën Petersburg. Pesha e kësaj monedhe është 31.1 gram, kurse në pjesën e fundit është e shënuar titulli Republika e Maqedonisë në gjuhën maqedonase./Telegrafi/