Site icon Telegrafi

Lëshohen nga aeroplani me parashutë duke imituar rrëshqitjen me sajë (Video)

Riley Moore së bashku me tre shokë, janë lëshuar nga aeroplani mbi Alberta të Kanadasë, teksa mbaheshin fort për njëri-tjetrin.

Në këtë formë, ata imituan rrëshqitjen me sajë të shpejtë, derisa ishin në mbi tri kilometra lartësi, transmeton Telegrafi.

Ata ia kanë dalë të rrinë në ajër për 30 sekonda, megjithëse binin me rreth 320 kilometra në orë.

Parashutistët me përvojë që janë lëshuar secili me nga 200 herë, e kanë përshkruar këtë eksperiencë si të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/lKC9j4KqSkE

Exit mobile version