Vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë përpara Raheem Sterlingut në futboll – ka deklaruar ish-futbollisti anglez, Joleon Lescott.
Anësori i Manchester Cityt ka pasur një tjetër sezon fantastik me 14 gola dhe 29 asistime në Ligën Premier këtë sezon, edhe pse skuadra e tij nuk e fitoi titullin.
Ish-qendërmbrojtësi Lescott beson se 25-vjeçari duhet të vendoset në listën e më të mirëve në botën e futbollit.
“Raheem e ka ngritur veten në pjesën e sipërme. Ai duhet të vlerësohet si një prej anësorëve apo sulmuesve më të mirë të futbollit, për shkak të kontributit të tij”.
“Mendoj se duhet të jeni shumë naivë nëse nuk e respektoni atë që bën. Ka lojtarë si Messi dhe Ronaldo që shënojnë nga 50 gola për sezon. Ata janë super të çmendur!”
“Por, sa i përket nivelit tjetër, Raheem duhet të krahasohet me lojtarët tjerë”, ka deklaruar Lescott për emisionin ‘We’re not Really Here’. /Telegrafi/