Telegrafi

Lesbikja Ellen nuk e pranon këngëtaren në emision pas komenteve homofobike të saj

Ellen DeGeneres ka thënë se Kim Burrel nuk do të shfaqet në programin e saj pas komenteve homofobike që ka bërë këngëtarja.

Burrel kishte thënë “shpirti pervers homoseksual” gjatë një predikimi në një kishë në Huston në Teksas.

Lexo po ashtu Nëntë të famshmit që nuk e keni ditur se kanë gjak mbretëror (Foto)

Ishte planifikuar që ajo të këndojë bashkë me Pharrell Williams në The Ellen DeGeneres Show këtë javë, transmeton Klan Kosova.

Por, nikoqirja e programit, e cila është lesbike dhe është e njohur për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, ka njoftuar në Twitter se nuk do këngëtarja nuk do të paraqitet në emisionin e saj.

“Për ata që duan të dinë, Kim Burrel nuk do të shfaqet në programin tim”, citon BBC fjalët e saj.