Sulmuesi i Bayern Munich, Leroy Sane kishte njërën buzë të fryrë sot (e shtunë) pasdite teksa Bayern Munich priste Hoffenheimin në ndeshjen e Bundesligës.
27-vjeçari gjerman mbeti me gojë të gjakosur pas një sherri me shokun e skuadrës Sadio Mane pas humbjes të së martës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Gjithçka filloi kur Sane dhe Mane patën një debat në fushën e Etihad shkaku i një aksioni, kur senegalezi vrapoi në hapësirë për një top në vend që të prite pasimin e shkurt.
Pas vërshëllimës së fundit, ish-sulmuesi i Liverpoolit sulmoi Sanen dhe e goditi me grusht në fytyrë, pasi ai u ankua se si i foli gjermani.
Në fakt, ata duhej të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre të Bayernit përpara se Sanes t’i thuhej të largohej nga zhveshtorja.
Katër ditë më vonë, saktësisht sot, ish-ylli i Manchester Cityt mund të shihej me buzë të fryrë teksa inkuadrohej në fushën e Allianz Arena për t’u ngrohur përpara ndeshjes së sotme kundër Hoffenheim.
Fotot u shfaqën shpejt në rrjetet sociale dhe tashmë të gjithë po flasin për këtë situatë.
“Gjendja e buzës së fryrë të Leroy Sane. Vjen pas grindjes së tij në dhomën e zhveshjes në mesjavë me Sadio Mane”, thuhet në një postim në Tëitter. /Telegrafi/
The state of Leroy Sane’s swollen lip ?
It comes after his midweek dressing room altercation with Sadio Mane… ?#OptusSport pic.twitter.com/9sRnjgFhzA
— Optus Sport (@OptusSport) April 15, 2023