Telegrafi

Leroy Sane pritet të jetë i sakrifikuari i parë pas dënimit të Cityt nga UEFA

Sulmuesi gjerman, Leroy Sane pritet të jetë largimi i parë i madh i verës nga Manchester City.

UEFA i dha lajmin e hidhur Cityt gjatë javës së kaluar duke i shqiptuar dënim prej mos-pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sy sezone dhe gjobë prej 30 milionë eurosh.

Kjo gjobë ka dridhur klubin nga Etihad, të cilët e kanë apeluar menjëherë vendimin, por po shikojnë edhe opsione tjera në rast se dënimi nuk hiqet.

Lexo po ashtu Dënimi nga UEFA mund t’i kushtojë shtrenjtë Cityt, titulli i 2014-tës mund t’i jepet Liverpoolit

Sipas Daily Star, po planifikon të shesë gjermanin Leroy Sane këtë verë pasi u gjobit nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar (FFP).

Kampionët aktual të Ligës Premier janë të bindur të mbledhin të paktën 80 milionë funte (96 milionë euro) nga Sane, me Bayern Munichun që ende është duke monitoruar situatën e tij.

Sane nuk ka luajtur për Cityn që nga muaji gusht pasi ka pësuar një dëmtim të ligamentit kryqëzues para nisjes së sezonit. /Telegrafi/