Telegrafi

Leroy Sane largohet nga skuadra e Gjermanisë për ‘arsye private’

Leroy Sane e ka lënë skuadrën e Gjermanisë për “arsye private” dhe nuk do të jetë në dispozicion për miqësoren e së dielës kundër Perusë.

Gjermania njoftoi lajmin mbi largimin e lojtarit në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Faqja zyrtare shkruan se lojtari ka pasur një diskutim me trajnerin dhe për këtë është larguar.

Për pasojë lojtari nuk do të jetë në ndeshjen ndaj Perusë që zhvillohet të dielën.

Sane në ndeshjen ndaj Francës që u mbyll 0-0, ka luajtur vetëm në minutën e fundit.

Ai kishte mbetur jashtë listës së Gjermanisë për në Kampionatin Botëror.

Largimi i tij prej listës prej 23 vetave në Rusi kishte bërë shumë bujë.

Sane e ka humbur vendin edhe te Manchester City. /Telegrafi/